Tuesday, October 12, 2010

Interneti

Interneti është rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (ang.:data) të caktuara duke përdorurInternet protokollin (IP) standard. Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmbanë miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, transferuesit e skedave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.
Rrjete informative
LAN(Local Area Network)
Eshte sistem i rrjetes kompjuterike ne te cilen kyqen/lidhen kompjuteret dhe pajisjet periferike te nje zyre ose kompanie.Pajisjet gjenden ne nje distance te vogel fizike.Kjo lidhje behet me qellim te shfrytezimit te perbashket te resurseve,pra ndarjes se tyre (p.sh nje printer perdoret prej disa shfrytezuesve
WAN(Wide Area Network)
Kur Kompjuteret qe gjenden ne distanca te medha janë të lidhur mes vete permes rrjetes kompjuterike ateher kemi te bejme me WAN.Shembull mund te jete nje kompani qe zyrat i ka ne dy qytete te largeta dhe shfrytezuesit kane mundesi qe te bejne shkembimin e informatave nga te dy zyrat.
Client/Server
Nje arkitekture e rrjetit ne te cilin cdo kompjuter ne rrjet eshte ose klient ose server.Serveret jane kompjuter te fuqishem te dedikuar per menaxhimin e disqeve,shtypseve ose trafikun ne rrjet.Serveret sigurojne te dhenat per te gjithe kompjuteret qe jane brenda rrjetit.Klientet ne anen tjeter jane kompjuter personale(PC),ne te cilet shfrytezuesit i perdorin programet aplikative.Klientet lidhen ne serverë me qellim te shfrytezuesit te resurseve siq jane fajllat dhe pajisjet e gjithashtu edhe per fuqi procesuese.
Ç'është Interneti dhe si mund të shfrytëzohet?
Interneti eshte definicion i një rrjeti global qe p[erbhet nga shume rrjeta te lidhura ne mes vete.Qeshtja unike e Internetit eshte se mund te keni qasje ne aq shume informata nepermjet tij.Sipas nevojes ju mund te kerkoni dhe te gjeni lloj-lloj informatash per tema te ndryshme,t'i ruani ato ose edhe t'i shtypni.Sherbimet kryesore te Internetit janë: WWW,FTP,E-mail,Chat,E-Commerce.
Dallimi në mes World Wide Web (WWW) dhe Internet-it
Interneti eshte rrjet masiv qe perbehet nga rrjetet tjera,pra nje infrastrukture e rrjeteve kompjuterike.Ai lidh miliona kompjuter nga gjithe globi duke formuar nje rrjet te tille ku secili kompjuter mund te komunikoje me kompjuterin tjeter kudo ne bote,me kusht qe te dy jane te lidhur ne internet. Informatat qe udhetojne permes internetit shfrytezojne llojllojshmeri gjuesh te njohura si protokolle.Ne anen tjeter World Wide Web eshte nje menyre per t'iu qasur informatave permes mediumit te internetit.Eshte pra një model qe ndertohen mbi internetin dhe qe perdor protokollin e tij HTTP per transmetimin e shenimeve.Web-i eshte vetem nje prej menyrave qe informacionet mund te shfrytezohen permes internetit.

Lajthia


Efektet e lajthisë

Fruta e lajthisë është shumë e këndëshme dhe e ushqyeshme. Lajthia përdoret e freskët , e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme. Frutat përmbajnë reth 60% vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj dhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme. Thelbi është i pasur me kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj.
Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë.
Nuk këshillohet përdorimi i lajthive, atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia(tretje me vështirësi të ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.)
Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së kokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë , meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.
Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbleve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë.Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve .

Liqeni i Ohrit


Sndryshon niveli i Liqenit
të Ohrit
Niveli i liqenit të Ohrit nuk ka ndryshuar aspak . Ai ka mbetur 23-24cm mbi kufirin e lejuar. Zëdhënësi i qendrës për menaxhim me kriza, Mishko Talevski, sqaroi se lumenjtë local të cilët derdhen në liqenin , të martën shënojnë rënie të nivelit, ndërsa përmes portave të Drinit të Zi në Strugë lëshohen 60m kub ujë në sekondë. Ai shtoi se përshkak të paralajmërimeve nga DPHM për rreshje të reja të shiut , Trupi koordinues i Qeverisë për ballafaqim me pasojat nga derdhjet, ka sjellë masa që dotë ndërmerren në funksionin preventive. Bëhet fjalë për vendosjen e digave plotësuese me gurë në pjesët më të ulëta të brigjeve afër fshatit Peshtani nga ana e ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë “ , përderisa ekipe të drejtorisë përmbrojtje dhe shpëtim në pjesët kritike të Ohrit dhe Strugës do të vendosin thaës me rërë.Talevski shtoi se ato akto aktivitete do të zbatohen në bashkëpunim me qeverisjet lokale . Akumulimi “Glloboqicë” shënon ulje të nivelit për 2cm me krahasim e ditës së hënë , ndërsa derdhja është pakësuar për 9cm. Sipas QMK-së, niveli i liqenit të Dibrës është stabil, Ku mundësohet lëshim i ujit , përderisa niveli i pakësuar vërehet edhe në lumen Radikë. Përndryshe LAMM kumtoi se për shkak të nivelit të lartë të lumit Drini i Zi komunikacioni për automjetet udhëtuese në drejtim rrugor Strugë-Dibër po rikahëzohet nga Llukova deri në Priskupshtinë dhe anasjelltas përgjatë rrugës lokale në gjatësi per 4km , përderisa automjetet ngarkuese qarku
llojnë në rrugen kryesore.

Republika e Maqedonise


Republika e Maqedonisë (maqedonisht: Република Македонија) është shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës (koordinatat gjeografike 41°50' V, 22°00' L) e që kufizohet në lindje me Bullgarinë në një vi kufitare të gjatë 148 km, në jug me Greqinë në një vi kufitare prej 246 km, në perëndim me Shqipërinë në një vi kufitare prej 151 km dhe në veri me Kosovën dhe Serbinë.
Në OKB ky shtet njihet me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë për shkak të konfliktit rreth emrit me Greqinë e cila pretendon territorin e Maqedonisë antike.Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë nga Jugosllavia në vitin 1991 është kundërshtuar nga Greqia për shkak të flamurit dhe emrit Maqedoni (të konsideruara si simbole të Helenëve). Marrëdhëniet me Greqinë përfundimisht u normalizuan në vitin 1995, por problemet me emrin e Republikës së Maqedonisë akoma ekzistojnë. Ndryshimi i statusit politik të Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, që shënoi fundin e luftës së shqiptarëve në vitin 2001, si dhe zhvillimi i ulët ekonomik vazhdojnë të jenë çështje diskutimi për këtë shtet.Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë është 25,333 km2. Vendi shtrihet në koordinatat gjeografike 41 50 V, 22 00 L ku 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë. Vija kufitare e Republikës së Maqedonisë është 25,333 km ndërsa vijë bregdeare nuk ka. Klima e Republikës së Maqedonisë është ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha. Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur Maja e Korabit (maq.: Golem Korab).

biografia Labinot Tahirit

Labinot Islam Tahiri i njohur në pubikë me nofkën LABI, u lind në Prishtinë më 18 dhjetor 1979.
Labinoti është një këngëtarë i talentuar në të gjitha zhanret muzikore. Ka një zë që dallon nga të tjerët dhe është i mirëpritur kudo.
Ka të mbaruar shkollën e mesme, në pamundësi që të vazhdoië tutje, duke patur parasysh kushtet e shkollimit gjatë okupimit të Kosovës s'kishte shkolla, po shtëpi shkolla.

Lidhur me muzikën Labi filloi të këndojë që në moshën e re duke i përcjelur hapat e babit të tij.
Labi këndonte në koncerte që oranizonte shkolla për ditëlinjde të shkollës por edhe programe festive që mbaheshin në qytetin e Ferziajit për festat Kombëtare. Ishte vështirë të këndohej në kohën kur Labi këndonte sepse shtepia e kulturës ishte e mbyllur për shqiptarët dhe koncertet mbaheshin në mënyrë "ilegale" për kohën e atëhershme. Gradualisht aktiviteti i tij prej këngëtari po rritej përditë e më shumë siq thotë edhe vetë Labi: me ndihmen e zotit arrita deri këtu dhe nuk do të ndalem sepse publikut do t'i ofrojë gjithnjë një risi dhe knaqësi.
Deri më tani është paraqitur kudo mbrenda dhe jashtë vendit. Djal bujar dhe fisnik i cili ndihmon shumë të tjerët sidomos familjeve që gjinden në kushte të vështira ekonomike dhe shpirtërore.
Labi ka të relizuar kater(4) albume si dhe gjashte videoklipe perfshire edhe dy duete te mrekullueshme me kengetaret:
1."Syni i zi" me Leonora Poloska
2."Mos shiko tjeter" me Greta Koçi
Albumet qe i ka realizuar Labi janë:
1.Mbretereshe e Bukurise
2.Me ndjenja mos luaj
3.Lamtumire  LIVE
4.Çikat si ti kane nafake
Video Klipet qe i ka realizuar kengetari Ferizajas Labi janë:
1.Mbretereshe e Bukurise
2. Me ndjenja mos luaj
3.Tradhtare
4.Eshte faji yt
5.Çikat si ti kan nafakë
6.Mos shiko tjeter  me Greta Koçin
Po ashtu Labi ka realizuar shumë Potpuri te bukura Live si dhe shume keng te tjera qe nuk gjenden ne albumet e tij te mrekullueshem.
Dëshira e tijë e flakët është të këndojë me këngëtar të mëdhenjë si yje të vjetër të folklorit shqiptarë si Ismet Peja, dëshirë e cila tani u realizuar.Labi kendoi me Ismet Pejen dhe Visar Pejen se bashku ne programin e vitit te ri 2007 nje keng te bukur te quajtur "SOFRA KOSOVARE" kenga doli shume e bukur dhe shume e pelqyer nga publiku i gjere i ketyre kengetareve ku edhe sot degjohet me ëndje.