Tuesday, October 12, 2010

Liqeni i Ohrit


Sndryshon niveli i Liqenit
të Ohrit
Niveli i liqenit të Ohrit nuk ka ndryshuar aspak . Ai ka mbetur 23-24cm mbi kufirin e lejuar. Zëdhënësi i qendrës për menaxhim me kriza, Mishko Talevski, sqaroi se lumenjtë local të cilët derdhen në liqenin , të martën shënojnë rënie të nivelit, ndërsa përmes portave të Drinit të Zi në Strugë lëshohen 60m kub ujë në sekondë. Ai shtoi se përshkak të paralajmërimeve nga DPHM për rreshje të reja të shiut , Trupi koordinues i Qeverisë për ballafaqim me pasojat nga derdhjet, ka sjellë masa që dotë ndërmerren në funksionin preventive. Bëhet fjalë për vendosjen e digave plotësuese me gurë në pjesët më të ulëta të brigjeve afër fshatit Peshtani nga ana e ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë “ , përderisa ekipe të drejtorisë përmbrojtje dhe shpëtim në pjesët kritike të Ohrit dhe Strugës do të vendosin thaës me rërë.Talevski shtoi se ato akto aktivitete do të zbatohen në bashkëpunim me qeverisjet lokale . Akumulimi “Glloboqicë” shënon ulje të nivelit për 2cm me krahasim e ditës së hënë , ndërsa derdhja është pakësuar për 9cm. Sipas QMK-së, niveli i liqenit të Dibrës është stabil, Ku mundësohet lëshim i ujit , përderisa niveli i pakësuar vërehet edhe në lumen Radikë. Përndryshe LAMM kumtoi se për shkak të nivelit të lartë të lumit Drini i Zi komunikacioni për automjetet udhëtuese në drejtim rrugor Strugë-Dibër po rikahëzohet nga Llukova deri në Priskupshtinë dhe anasjelltas përgjatë rrugës lokale në gjatësi per 4km , përderisa automjetet ngarkuese qarku
llojnë në rrugen kryesore.

No comments:

Post a Comment