
Efektet e lajthisë
Fruta e lajthisë është shumë e këndëshme dhe e ushqyeshme. Lajthia përdoret e freskët , e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme. Frutat përmbajnë reth 60% vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj dhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme. Thelbi është i pasur me kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj.
Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë.
Nuk këshillohet përdorimi i lajthive, atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia(tretje me vështirësi të ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.)
Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së kokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë , meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.
Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbleve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë.Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve .
No comments:
Post a Comment