Tuesday, October 12, 2010

Republika e Maqedonise


Republika e Maqedonisë (maqedonisht: Република Македонија) është shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës (koordinatat gjeografike 41°50' V, 22°00' L) e që kufizohet në lindje me Bullgarinë në një vi kufitare të gjatë 148 km, në jug me Greqinë në një vi kufitare prej 246 km, në perëndim me Shqipërinë në një vi kufitare prej 151 km dhe në veri me Kosovën dhe Serbinë.
Në OKB ky shtet njihet me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë për shkak të konfliktit rreth emrit me Greqinë e cila pretendon territorin e Maqedonisë antike.Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë nga Jugosllavia në vitin 1991 është kundërshtuar nga Greqia për shkak të flamurit dhe emrit Maqedoni (të konsideruara si simbole të Helenëve). Marrëdhëniet me Greqinë përfundimisht u normalizuan në vitin 1995, por problemet me emrin e Republikës së Maqedonisë akoma ekzistojnë. Ndryshimi i statusit politik të Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, që shënoi fundin e luftës së shqiptarëve në vitin 2001, si dhe zhvillimi i ulët ekonomik vazhdojnë të jenë çështje diskutimi për këtë shtet.Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë është 25,333 km2. Vendi shtrihet në koordinatat gjeografike 41 50 V, 22 00 L ku 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë. Vija kufitare e Republikës së Maqedonisë është 25,333 km ndërsa vijë bregdeare nuk ka. Klima e Republikës së Maqedonisë është ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha. Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur Maja e Korabit (maq.: Golem Korab).

No comments:

Post a Comment